Aktivitete
- Home
- Aktivitete
- Krijimi i mekanizmit të qëndrueshëm për dialog dhe konsultime ndërmjet të gjithë aktorëve lokalë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e tij në nivel lokal.
- Kryerja e një Vlerësimi të Nevojave të politikave kombëtare dhe kuadrit institucional të vendosur dhe identifikimi i profileve të konsumit të energjisë nga autoritetet vendore me qëllim vlerësimin e potencialit për përmirësim në të gjitha nivelet.
- Kryerja e një ushtrimi për burimin e të dhënave dhe identifikimi i metodologjisë aktuale të mbledhjes së të dhënave të energjisë nga autoritetet vendore.
- Anketimi për të matur ndërgjegjësimin e popullsisë së zonave të synuara, bizneseve dhe punonjësve të autoriteteve vendore për çështjet e Efiçiencës së Energjisë dhe Klimës.
- Hartimi i planit të komunikimit të projektit.
- Aktiviteti hapës në Kurbin ku do të prezantohen rezultatet e gjetjeve nga vlerësimi i nevojave.
- Ndërtimi i njohurive për administratën lokale dhe komunitetin dhe një kuadër strategjik të brendshëm vendor në përputhje me kërkesat kombëtare dhe standardet e BE-së
- Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë të komunës së Suharekës me qëllim identifikimin e sfidave dhe praktikave të mira, nxjerrjen e rekomandimeve dhe mësimeve të nxjerra, duke transferuar njohuritë dhe përvojën tek partnerët në komunën e Kurbinit.
- Përgatitja e Planeve të Veprimit për efiçiencë energjetike në nivel lokal si për Bashkinë e Kurbinit ashtu edhe për atë të Suharekës.
- Organizimi i katër trajnimeve me aktorët përkatës për rritjen e kapaciteteve të tyre dhe ndërgjegjësimin për domosdoshmërinë e zhvillimit të strategjive energjetike në nivel lokal dhe rajonal.
- Ditë shkëmbimi të stafit të të dy bashkive që punojnë në planin lokal të veprimit.
- Përgatitja e një Metodologjie për përmbushjen e detyrave të raportimit të të dhënave të energjisë tek autoritetet kombëtare.
- Krijimi i një strategjie të auditimit të efiçencës së energjisë në ndërtesat publike në administrim nga autoritetet vendore.
- Përgatitja e Manualit për Prokurimin e Energjisë Efiçente në nivel lokal.
- Ndërtimi dhe promovimi i investimeve të gjelbra.
- Dy investime pilot inovative në rajonet e synuara - një kopsht/shkollë në Kurbin dhe një investim pilot i ndriçimit LED dhe paneleve diellore në hapësirat publike në Suharekë.
- Monitorimi i cilësisë së ajrit në ndërtesat e rinovuara për të përcaktuar efektin para dhe pas të masave të efiçencës.
- Rritja e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve lokalë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e tij
- Ditë të hapura për efiçiencën e energjisë.
- Fushata ndërgjegjësuese: Zhvillimi i faqes së internetit, materialeve informative (fletëpalosje, postera, udhëzues, video).
- Takime në bashki me kompanitë që zbatojnë masat e Efiçencës dhe Energjisë së Rinovueshme për të diskutuar dhe identifikuar potencialet e këtyre masave për punësimin lokal dhe zhvillimin e aftësive në nivel lokal.
- Përgatitja e një Panairi Rajonal për të ekspozuar produktet dhe praktikat më të mira të përdorimit të EE dhe përfitimet e tij përtej kufijve.
- Organizimi i Konferencës përmbyllëse për Shkëmbimin e Praktikave më të Mira në Suharekë.