/

Ndërgjegjësimi i aktorëve lokalë mbi Efiçencën e Energjisë dhe çështjet e klimës!

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm dhe miqësor me natyrën. Ky tranzicion i gjelbër kërkon një qasje ndërsektoriale të aktorëve të ndryshëm të sektorit publik, shoqërisë civile dhe të biznesit që lehtësojnë përfshirjen e publikut.

PROJEKTI

"Rruga drejt përdorimit efiçent vendor të burimeve natyrore” ka në fokus rritjen e njohurive dhe bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë për zbatimin në nivel vendor të politikave kombëtare të efiçencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me partneret e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës, me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian.

Me shume

REZULTATET

Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet të:

• Rriten njohuritë e administratave dhe komuniteteve vendore për të mbështetur një kuadër strategjik lokal në përputhje me politikat kombëtare dhe standardet e BE-së.

• Ndërtimi dhe promovimi i investimeve të gjelbra pilote.

• Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve lokalë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Me Shume


Akademia e Studimeve Politike


Instituti i Prishtines per Studime Politike


Bashkia e Kurbinit


Komuna e Suharekes

Me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian