Ditë e hapur mbi energjinë me nxënësit e gjimnazit "Shtjefën Gjeçovi"
29 Maj 2024
Në Bashkinë Kurbin u realizua një ditë e hapur me temë "Efiçenca e Energjisë', me pjesëmarrje të nxënësve të gjimnazit "At Shtjefën Gjeçovi“, Laç. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve lidhur me efiçencën e energjisë, detyrat e bashkisë dhe bashkëpunimi me aktorët e tjerë vendorë për zbatimin e planeve të zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë. Diskutimi me të rinjtë u realizua nga inxhinierja e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrrollit dhe Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kurbin, znj. Kristina Gjoka, ku u trajtua termi efiçencë energjie, sugjerime se cilat janë disa nga veprimet që secili mund të aplikojnë në shtëpi apo ambjentin ku ndodhet për kursimin e energjisë, njohja me sistemet e ndryshme të ngrohjes-ftohjes apo ndriçimit kjo e shpjeguar edhe me shembuj për ta kuptuar më qartë grupi pjesëmarrës, si dhe ndikimi i masave të efiçencës së energjisë në mjedis.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale", i cili zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike ne bashkepunim me Institutin e Prishtines per Studime Politike PIPS dhe bashkite Kurbin dhe Suharekë me financimin e programit Nderkufitar Shqiperi – Kosove te Instrumentit te Paraaderimit IPA II te Bashkimit Evropian