Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore nëpërmjet zbatimit të masave dhe politikave për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjisë së Rinovueshme.
Objektivat specifikë renditen si më poshtë:
- Krijimi i kapaciteteve të administratës lokale dhe komunitetit vendor për planifikimin dhe zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë dhe Energjisë së Rinovueshme drejt përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të energjisë.
- Hartimi i planeve lokale të veprimit gjithëpërfshirës dhe të detajuar për zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë me synimin për të reduktuar konsumin e karburanteve fosile dhe ndotjen.
- Të pilotohen investime në Efiçencën dhe Burimet e Rinovueshme të Energjisë në mënyrë që të promovojnë investimet e ngjashme nga bizneset vendore dhe qytetarët.
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet aktorëve të ndryshëm vendorë.