Nis investimi për ndriçimin me efiçencë të energjisë në Suharekë
12 Gusht 2024
Banorëve të fshatit Gelancë në komunën e Suharekës në Kosovë do t’ju mundësohet për herë të parë ndriçimi i rrugëve publike. Punimet për këtë projekt të efiçencës së energjisë po zhvillohen këto ditë me instalimin e rreth 210 ndriçuesve inteligjentë, që mundësojnë 5 nivele të ndryshme ndriçimi, jo vetëm duke kursyer energjinë, por edhe përshtatur nivelin e dritës për të lehtësuar drejtimin e mjeteve dhe ecjen e këmbësorëve.
Investimi po zbatohet nga komuna Suharekë dhe kompania e kontraktuar Monting në kuadër të projektit "Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale", me financimin e programit Nderkufitar Shqiperi – Kosove te Instrumentit te Paraaderimit IPA II te Bashkimit Evropian.
Programi do të vijojë gjithashtu rritjen e kapaciteteve të stafeve të bashkisë si dhe aktorëve të tjerë vendorë për të bashkëpunuar drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për Suharekën. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike, Institutin e Prishtinës për Studime Politike dhe bashkinë Kurbin.