1. Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm për dialog dhe konsultime ndërmjet të gjithë aktorëve lokalë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e tij në nivel lokal.
2. Ndërtimi i njohurive për administratën vendore dhe komunitetin dhe një kuadër strategjik të brendshëm vendor në përputhje me kërkesat kombëtare dhe standardet e BE-së. Dy plane lokale veprimi për komunat e Kurbinit dhe Suharekës me kapacitete të shtuara të stafit të tyre në lidhje me zhvillimin e Planeve të Veprimit gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm për Efiçiencën e Energjisë (EE), duke përfshirë monitorimin dhe raportimin.
3. Ndërtimi dhe promovimi i investimeve të gjelbra. Dy investime pilot në rajonet e synuara - një kopsht/shkollë në Kurbin (1 sistem pompë ngrohjeje dhe 1 çati diellore të krijuar) dhe një investim pilot prej 200 ndriçimi LED dhe panele diellore në hapësirat publike në Suharekë. (përfshirë shkëmbimin e njohurive ndërmjet 2 komunave).
4. Rritja e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve lokalë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e tij. Promovohen investimet e gjelbra nga institucionet vendore. Biznesi dhe sektori privat inkurajohen duke marrë parasysh përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të energjisë.
Të gjitha këto ndërhyrje pritet të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në të dyja vendet, nëpërmjet një ndërhyrjeje zhvillimi ekonomik dhe social më efiçent dhe miqësor me natyrën.