Ansambleja Komunale në Suharekë miraton Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë
01 Mars 2024
Ansambleja Komunale në Suharekë votoi sot pro miratimit të draft Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2024 – 2026. Ky është një hap vendimtar për Komunën e Suharekës në rrugëtimin e saj drejt efiçiencës së energjisë. Plani është pjesë e dokumentave strategjikë të prodhuar si pjesë e projektit "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyror", mbështetur nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA II të Bashkimit Evropian SHQIPËRI - KOSOVË (2014 - 2020).
Ky plan përfshin inisiativa dhe masa që synojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë, promovimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimin e praktikave në dobi të mjedisit dhe komunitetit lokal. Plani gjithashtu përfshin fusha të tilla si ruajtja e energjisë, zvogëlimi i CO2 në komunë, adoptimi i energjisë së rinovueshme dhe përmirësimet e infrastrukturës për të arritur përdorim më efikas të energjisë në komunën e Suharekës.
Projekti ynë do të vazhdojë aktivitete të ndryshme në ofrimin e ekspertizës si dhe investime konkrete duke punuar drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për Suharekën! Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike, Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe bashkitë Kurbin dhe Suharekë.
Për më shumë, mund të gjeni dokumentin e metodologjisë së zbatimit dhe raportimit në lidhje me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE), i cili shërben si një mjet i vlefshëm për komunat që duan të hartojnë dhe zbatojnë PKVEE-në e tyre. Komunat kanë një rol të rëndësishëm në uljen e konsumit të energjisë dhe emetimeve të gazeve serrë duke promovuar efiçencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme. Hartimi i planit të veprimit për efiçencën e energjisë është një hap i rëndësishëm dhe efektiv në këtë drejtim.
Për të lexuar planin e plotë dhe dokumentat e tjerë strategjikë të projektit, ndiqni linkun