Trajnim me aktorët vendorë në komunën Suharekë
20 Qershor 2024
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi trajnim mbi Agjendën e Gjelbër dhe Roli i Shoqërisë Civile. Ky aktivitet ishte pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II të Bashkimit Evropian SHQIPËRI - KOSOVË (2014 - 2020) - "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore".
Trajnimi mblodhi së bashku përfaqësues të shoqërisë civile lokale, dhe gjithashtu zyrtarë komunal. Kishim kënaqësinë të kemi znj. Rinora Gojani si paneliste dhe kontribuse rreth temës.
Kontributi i saj përfshiu disa pika kryesore të trajnimit:
- Dekarbonizimi: Rruga e Kosovës drejt dekarbonizimit, investimet ne burime te riovushme të energjisë, rëndësia e kalimit të Kosovës A dhe B nga linjiti në energji të pastër.
- Ekonomia Qarkore: Rëndësia e riciklimit ♻️ dhe vetëdijësimit të qytetarëve mbi ekonominë qarkorem, rëndësia e kornizës ligjore mbi ekonominë qarkore.
- Bujqësia dhe ushqimi i qëndrueshëm: Promovimi i konsumimit të ushqimit lokal, ndikimi i mbetjeve shtazore në tokë, dhe inkurajimi I investimeve neë burime të rinovushme përmes skemave bujqësore.
- Biodiversiteti: Zhvillimi i një strategjie afatgjatë për ndalimin e humbjes së biodiversitetit, zbatimi i planeve që ofrojnë mbrojtje dhe restaurim të biodiversitetit, dhe rëndësia e zgjdhjeve të bazura në natyrë dhe përshtatja ndaj ndryshimeve natyrore.
- Roli i Shoqërisë Civile: Përfshirja në monitorim dhe fushata, për të rritur ndërgjhegjësimin ndaj Agjendës së Gjelbër përmes edukikimit joformal, dhe rritja e pjesëmarrjes në politikë-bërje.