Ekspertët takime informuese dhe konsultuese në bashkinë Kurbin

Ekspertët takime informuese dhe konsultuese në bashkinë Kurbin

Ekspertët takime informuese dhe konsultuese në bashkinë Kurbin

25 Maj 2023

Përfshirja dhe rritja e njohurive të stafit të bashkisë Kurbin është një nga komponentët kryesorë të hartimit të Planit Vendor të Veprimit për eficencën e energjisë të projektit "Rruga drejt përdorimit efiçent vendor të burimeve natyrore”.

Ekspertët e angazhuar nga projekti po zhvillojnë në javët e fundit të muajit maj takime konsultuese dhe informuese me stafin e bashkisë për të siguruar përfshirjen e tyre në hartimin dhe më pas zbatimin e masave te Efiçiencës së Energjisë.

Në javët në vijim pritet që ekspertët e projektit dhe zyrtarët e bashkisë të zhvillojnë një draft të parë të përbashkët të planit vendor të veprimit për periudhën 2023-2026, si dokumenti i parë i hartuar për bashkinë Kurbin dhe që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit të energjisë në respekt të ambjentit dhe në standartet më të mira evropiane për të ofruar mjedisin e duhur për investime dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Projekti "Rruga drejt përdorimit efiçent vendor të burimeve natyrore”zbatohet në bashkëpunim me partneret e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës, me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian.