Firmosen marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë partnere
29 Qershor 2022
Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit me bashkinë e Kurbinit më 8 qershor 2022 zyrtarizoi nisjen e zbatimi të projektit ndërkufitar “Rruga drejt përdorimit efiçent vendor të burimeve natyrore”. Kryetarja e bashkisë, znj. Majlinda Shqalsi Cara dhe drejtori i ASP, z. Erjon Tase, nënshkruan këtë zotim të përbashkët për rritjen e mëtejshme të njohurive të stafit të bashkisë Kurbin si dhe shkëmbimin e ekspertizës për hartimin e Planeve Vendore te Veprimit për Energjinë dhe praktikave te tjera, në zbatim të detyrimeve që lindin për autoritetet vendore nga legjislacioni kombëtar për energjinë dhe mjedisin.
Në 29 qershor u zhvillua gjithashtu ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Komuna e Therandës historike, do të përfitojë mbështetje për rritjen e njohurive të aktorëve vendorë si dhe një investim në ndriçimin publik me energji të rinovueshme si pjesë e këtij bashkëpunimi.