Trajnim me biznesin dhe aktorët e tjerë mbi zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për Energjinë në Kurbin

Trajnim me biznesin dhe aktorët e tjerë mbi zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për Energjinë në Kurbin

Trajnim me biznesin dhe aktorët e tjerë mbi zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për Energjinë në Kurbin

23 Janar 2024

Potenciali i zbatimit të Planit Vendor të Efiçencës së Energjisë ishte në fokus të trajnimit të organizuar me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, medias dhe aktorëve të tjerë në Kurbin.  

Trajnimi nga eksperti Ergi Kadiu synon të informojë dhe ndërgjegjësojë aktorët vendorë mbi mundësitë dhe përfitimet në funksion të përfshirjes së tyre si pjesëmarrës aktivë për zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë në Kurbin. Ky plan është hartuar si pjesë e ekspertizës së ofruar për bashkinë Kurbin në kuadër të projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore”.

Pjesëmarrësit, kryesisht përfaqësues të biznesit prodhues dhe të shërbimeve në zonë, shprehën vullnetin e tyre për të investuar në panele diellore pranë bizneseve të tyre për të reduktuar kostot e energjisë dhe orientuar drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.

Projekt zbatohet nga ASP ne bashkepunim me partneret tanë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike PIPS dhe bashkitë Kurbin dhe Komuna Suharekë me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian.

Planin Vendor të Veprimit të bashkisë Kurbin mund ta konsultoni këtu