Trajnim për stafin e bashkisë Kurbin mbi zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për energjinë
25 Tetor 2023
Bashkia Kurbin është duke finalizuar Planin Vendor të Efiçencës së Energjisë për vitet 2024-2026, falë ekspertizës së projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore”. Trajnimi me stafin e bashkisë për zbatimin e Planit vendor u zhvillua sot nën ekspertizën e ing. Ergi Kadiu, me synim rritjen e kapaciteteve për monitorimin e konsumit të energjisë në objektet publike si dhe arritjen e objektivave të përcaktuara në plan.
Falë këtij dokumenti strategjik, bashkia Kurbin rreshtohet mes bashkive më të vlerësuara në vend për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë si një kusht për mirëqënien sociale dhe zhvillimin ekonomik të zonës të administruar.
Ky projekt zbatohet nga ASP ne bashkepunim me partneret tane te Institutin e Prishtines per Studime Politike PIPS dhe bashkite e BashkiaKurbin dhe KomunaSuharekë me financimin e programit Nderkufitar Shqiperi – Kosove te Instrumentit te Paraaderimit IPA II te Bashkimit Evropian.
Planin Vendor të Veprimit të bashkisë Kurbin mund ta konsultoni këtu