Zyrtarët e Komunës Suharekë trajnohen për zbatimin e Planit të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë
01 Nentor 2023
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses prezantimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2024 – 2026 si dhe trajnimin me stafin e komunës mbi zbatimin e masave të efiçencës së energjisë në Suharekë.
Ky trajnim është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II i Bashkimit Evropian SHQIPËRI – KOSOVË (2014 – 2020) - Projekti "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore” që synon rritjen e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve lokale brenda komunave/bashkive.
Gjatë këtij takimi, ekipi ynë i ekspertëve u angazhua në diskutime me zyrtarët komunal, drejtoritë përkatëse dhe përfaqësuesit e shkollave, duke ofruar trajnime gjithëpërfshirëse për zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në Suharekë. Objektivi ishte krijimi i një dialogu dhe shkëmbimi i njohurive, duke kontribuar në një komunë më efiçiente dhe ekologjike.
Për PKVEE e plotë, lexo këtu: https://rb.gy/opjgm
Ky projekt është bërë i mundur nëpërmjet mbështetjes financiare të Programit Ndërkufitar IPA II të Bashkimit Evropian Shqipëri – Kosovë, thirrja e tretë për aplikime, dhe realizohet nga Akademia e Studimeve Politike, Instituti për Studime Politike të Prishtinë (PIPS), Bashkia Kurbin dhe Komuna Suharekë.